Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohu si Hekurudha. Policia theksoi se behet fjale per shtetasin kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.
“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e polcise.