FVK e fiton të drejtën e organizimit të nivelit të dytë të kursit për trajnerë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Pas lajmit për fitimin e tri projekteve për ekipet kombëtare dhe trajnerët në kuadër të projektit
“Volleyball empowerment”, FVK e ka siguruar edhe të drejtën për organizimin e nivelit të dytë të kursit për trajnerët e volejbollit.

Kjo do të jetë hera e parë që FVK do ta ketë mundësinë që edhe në aspektin teknik, përmes prezencës fizike ta organizojë këtë kurs, i cili shihet si rast i mirë për trajnerët e volejbollit, që të ngriten profesionalisht dhe të marrin thirrje të çertifikuara ndërkombëtare.

Kursi i Nivelit 2 për trajnerët e volejbollit, do të mbahet nga 1 deri më 5 korrik 2024, kurse lokacioni dhe detajet tjera pritet të bëhen publike javëve në vijim.

Të ngjashme