Gabimet që bëjnë femrat gjatë flirtimit

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 23:46 | Nga Ekonomia Online

Është e vështirë të besosh se ka ndonjë që nuk di se si të flirtojë me një djalë. Flirti është një art në vete, për shumë njerëz. Kjo është diçka që mund të përvetësohet vetëm me praktikë. Nëse ti thjesht shkon te një person dhe hedh pas tij “copa buke” për t’i treguar rrugën, dihet që nuk do të funksionojë. Duhet të jesh shumë e përgatitur në artin e flirtit për të arritur sukses.

Ekspertët kanë dhënë disa këshilla për femrat, se ç’duhet të shmangin gjatë flirtimit me dikë, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë.

Mos u dehni deri në pikën që nuk e kontrolloni më veten

Një ndër gabimet që bëjnë femrat është se dehen, për të hequr emocionet kur flirtojnë. Arrin një moment që nuk e kontrollojnë më veten dhe bëjnë gjëra që më pas pendohen.

Mos vlerësoni çdo gjë që mashkulli thotë

Ato interesohen shumë për çdo gjë që thotë mashkulli që po flirtojnë. Edhe nëse ai po flet kot, sërish femrat e vlerësojnë më shumë se duhet. Kjo tregon se nuk e kanë mendjen se çka po flet në të vërtet, por thjesht duan t’ia bëjnë qejfin.

Mos u mburrni me ofertat e shumta që keni nga meshkuj të tjerë

Fakti që doni të tregoni se shumë meshkuj ju vijnë nga pas, nuk do ju ndihmojë të bëni për vete mashkullin që pëlqeni. Do dukeni shumë të përkëdhelura, gjë që meshkujt nuk e durojnë dot te një femër.

Përgjigjuni pyetjeve që ai ju bën

Një tjetër gabim që bëjnë femrat është se nuk i përgjigjen të gjitha pyetjeve që i bëjnë meshkujt, për t’u dukur misterioze. Duke dashur të mos dukeni një libër i hapur, ju kufizoni komunikimin me personin që po flirtoni.

Mos gënjeni për t’u dukur perfekte

Edhe kur jeni në fazën e flirtit, duhet të tregoheni vetvetja. Mos u hiqni si dikush që nuk jeni, pasi do dështoni në bisedën me mashkullin që pëlqeni.

Të ngjashme