Gabimi që bëni çdo ditë po ju mban larg dhëmbëve të bardhë

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Mund të përdorni çfarëdolloj produkti apo sekreti për të patur dhëmbë të bardhë borë, por asgjë nuk vlen nëse nuk i lani aq sa duhet. E kemi fjalën për kohën që shpenzoni para pasqyrës duke larë dhëmbet, që zakonisht është gabimi më i madh që bëjmë gjatë këtij procesi.

Shumica e dentistëve rekomandojnë larjen e tyre për 2-3 minuta. Pavarësisht kësaj duhet thënë se janë të paktë njerëzit që e bëjnë këtë.

Herën tjetër, shiheni kohën për të parë se sa zgjat rutina juaj e larjes së dhëmbëve. Shanset janë që teksa jeni duke nxituar për në punë apo kur jeni shumë të lodhur dhe mezi prisni të flini në darkë, jeni duke i kushtuar larjes së dhëmbëve rreth 1 minutë.

Tani, nëse keni nevojë për një teknikë sekrete për dhëmbë të bardhë në kushte shtëpie, mbani vesh! Mjafton një lugë vaj kokosi, gjysmë luge shafran dhe një lugë vaj menteje. Përziejini këto tre përbërës deri sa të përfitoni një masë të njëtrajtshme.

Alpikojeni atë me furçën e dhëmbëve njësoj siç bëni kur lani dhëmbët dhe mbajini dhëmbët ashtu për 5 minuta. Pas 5 minutash duhet t’i pastroni dhëmbët dhe t’i rilani me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë këtë metodë, derisa të vini re efektet e saj. Gjithsesi, mos harroni të pastroni dhëmbët tuaj të paktën dy herë në ditë dhe të kryeni vizita të rregullta tek dentisti.

Të ngjashme