Sistemi europian i navigimit satelitor, Galileo, ka arritur në një miliard përdorues të lidhur me smartfonë në mbarë botën.
Qëllimi, i njoftuar nga Komisioni i BE-së, vjen pikërisht në ditën kur agjencia europiane për Sistemet e Navigimit Satelitor (GSA), një partner kryesor në menaxhimin e Galileo, feston 15 vitet e veprimtarisë së saj, transmeton atsh raportimet.
Audienca e një miliard përdoruesve të Galileo bazohet në numrin e telefonave inteligjentë të shitur në botë që përdorin sistemin satelitor europian, por numri aktual i përdoruesve është më i lartë.
Aktiv që prej vitit 2016, Galileo garanton shërbime themelore për transportin dhe sigurinë.
Në Europë, të gjitha modelet e reja të automjeteve janë të pajisura me sistemin eCall, i cili përdor Galileo për të komunikuar pozicionin e automjetit në shërbimet e urgjencës.