Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Gani Geci, ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me Sami Lushtakun rreth presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se Sami Lushtaku e ka ruajtur atë nga vrasësit e pasluftës. Gjithashtu, ai zbuloi një detaj interesant të tij rreth presidentit Rugova. Geci tha se Lushtaku nuk e konsideronte kundërshtar të madh Rugovën para luftës.
Geci tha se në një rast në vitin 1993, kur ishin pyetur se kush ishin, ai kishte thënë se janë policë të Ibrahim Rugovës.
“Qeky Samia u kanë i njëjti që në vitin 1993 kur na ka pyt dikush kush jeni ju bre djem, i ka thanë që ne jemi policia e Ibrahim Rugovës”, ka rrëfyer Geci, përmes një komenti në rrjetin social Facebook.
“Qe LDK s’ka qenë e zoja me i ruajt meshkujt e vet fajtor s’jam unë”, ka thënë Geci.