GAP: Bizneset ankohen në procedurat e zgjatura të rimbursimit

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 12:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga ana e bizneseve ka marrë një vlerësim pozitiv, mirëpo ka nevojë që të adresohen edhe disa çështje si ajo e procedurave të rimbursimit. Ankesat kryesore të bizneseve janë se procedurat janë të stërzgjatura dhe është vështirë të rimbursohen paratë në raste të tilla.

Kështu u tha në konferencën për media të Institutit GAP me titull “Efektet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Berat Thaçi, Berat Thaqi, Analist Politikash në Institutin GAP, ka thënë se po ashtu i kanë përfshirë disa produkte në të cilat është aplikuar TVSh e reduktuar prej 16 në 18 për qind, me qëllim që të shohin se a ka pasur ndikim ulja e TVSh-së së zbritur.

“Te produktet të cilat është ulur TVSh-ja jo domosdoshmërisht të gjitha produktet janë ndikuar me ulje çmimesh. Ulja e TVSh-së nuk është instrument për ndikim të uljes së çmimit të konsumit, sepse kjo varet nga konkurrenca…”, ka thënë ai.

Sipas tij, GAP-i ka bërë matjet lidhur me efektet që reduktimi i TVSh-së ka pasur në të hyrat buxhetore dhe çmimet e konsumit.

“Nëse krahasohen të hyrat doganore për periudhën janar-gusht 2015 dhe janar–gusht 2016, shihet se të hyrat nga këto produkte kanë mbetur pothuajse të njëjta. Kjo vjen si pasojë e rritjes së importit në këto produkte dhe aplikimit të TVSh-së në barna. Në rast se Qeveria e Kosovës do të aplikonte normë standarde të TVSh-së prej 18% në këto produkte, atëherë dogana do të mblidhte rreth 10.6 milionë euro më shumë për këtë periudhë. Reduktimi i TVSh-së ka pasur ndikim më të madh në të hyrat e ATK-së apo rreth 11.6 milionë euro rënie për periudhën janar-qershor 2016. Të dhënat sugjerojnë se nuk ka pasur zbritje të çmimeve në të gjitha produktet me TVSh të reduktuar”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket efektit të rritjes së TVSh-së nga 16% në 18%, ai theksoi se Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 68 milionë euro (27%) më shumë në periudhën janar-gusht 2016 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Më këtë nivel të importit, gjatë vitit 2016, Dogana mund të grumbullojë rreth 54 milionë euro më shumë të hyra vetëm nga rritja e TVSh-së nga 16% në 18%. Natyrisht që këto të hyra do të mblidhen nga xhepat e konsumatorëve kosovarë.

Sa i përket bizneseve, ai tregoi se ato e kanë mirëpritur largimin e TVSh-së në lëndën e parë, makineri prodhuese dhe pajisje te teknologjisë informative. Kjo politikë potencialisht ka rritur likuiditetin e bizneseve kosovare dhe gjithashtu mund të ketë efekte në rritje të efiçiencës. Deri në shtator 2016, Dogana e Kosovës ka liruar importe me vlerë të TVSh-së rreth 15 milionë euro.

Nora Latifi – Jashari, menaxhere e Programit në Institutin GAP, prezantoi analizën mbi efektet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSh), një vit pas hyrjes në tij në fuqi.

Ky ligj hyri në fuqi me 1 shtator 2015 ku Qeveria e Kosovës ngriti shkallën e TVSh-së nga 16% në 18 % në shumicën e produkteve, ndërsa uli atë nga 16 % në 8 %  kryesisht në produkte ushqimore. Ajo gjithashtu theksoi se në kuadër të ndryshimeve fiskale, qeveria aprovoi edhe Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, ndryshimet e shkallës së akcizës në vetura, cigare, pije alkoolike, vajra, etj.

Sipas GAP-it, Ministria e Financave duhet të paraqesë lehtësime direkte tatimore për qytetarët si masa më efektive për rishpërndarjen e të hyrave; Ministria e Financave të fillojë lirimin gradual nga taksa doganore të lëndës së parë si dhe të  ndajë buxhet për rritje të numrit të inspektorëve dhe trajnimeve për ATK-në si masë për uljen e informalitetit.

Të ngjashme