Gara me vetura që ndodhi të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova” la të vdekur tre të rinj nga komuna e Gjakovës. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër. E kjo garë e jashtëligjshme që u zhvillua i ka kushtuar me ndërrim pozite edhe komandantit të Trafikut Rajonal në […]
Gara që la të vdekur tre të rinjë i kushton me ndërrim pozite komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren, Hasan Tërshana

Gara me vetura që ndodhi të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova” la të vdekur tre të rinj nga komuna e Gjakovës.
Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër.
E kjo garë e jashtëligjshme që u zhvillua i ka kushtuar me ndërrim pozite edhe komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren, Hasan Tërshana.
Lajmin për ndërrimin e pozitës brena stacionit policor në Prizren, e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Tërshana.
“Po më është ndërruar pozita, dje kam pranuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Unë do t’i shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore, sepse vendimi nuk është i drejtë. Aksidenti ku ka ndodhur është me një zonë që nuk është nën mbikëqyrjen e njësisë së trafikut rajonal të Prizrenit”, ka thënë Tërshana.
Ai ka shtuar se me autostradat merret Njësia e autostradave e jo ajo e Trafikut.
“Njësia e Autostradës menaxhon me autostradat e jo Njësia e Trafikut. Ne i kem rezultat e performancës më të mirat dhe për mua ka qenë shumë e papritur, por do t’i ndjek rrugët ligjore”, u shpreh Tërshana.
Tërshana shtoi se me vendimin për ndërrim të pozitës ai tani do të jetë pjesë e Sektorit Operativ.
“Kam qenë shef i Njësisë së Trafikut dhe tash jam në Sektorin e Planifikimeve Operative”, u shpreh ai.
Ndryshe, nga gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të vdekur tre të rinj: Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.











