Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka vrarë 10 militantë

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 15:21 | Nga

Garda Revolucionare Islamike e Iranit thotë se forcat e saj kanë vrarë dhjetë militantë në një rajon kurd në afërsi të kufirit me Irakun.

Në një deklaratë, të cilën e ka transmetuar agjencia e lajmeve IRNA, Garda tha se dhjetë personat e vrarë ishin pjesë e një “grupi mirë të armatosur terrorist”. Po ashtu, kjo forcë ka njoftuar se janë plagosur edhe disa militantë të tjerë në përleshjet që ndodhën në orët e vona të 10 gushtit.

Megjithatë, Garda Revolucionare Islamike nuk njoftoi nëse ndonjë ushtarë i saj është vrarë.

Garda tha se gjatë këtij operacioni ka konfirmuar numër të madh të armëve, municionit dhe pajisjeve të komunikimit.

Luftimet ndodhë në afërsi të qytetit të populluar me kurdë, Oshnavieh.

Në këtë zonë, në të kaluarën ka pasur përleshje në mes të forcave iraniane dhe separatistëve kurdë, por edhe me militantët që kanë lidhje me grupin Shteti Islamik.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme