Garuesi nga Kenia fiton gjysmëmaratonën “Prishtina 2018”

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 11:11 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fituesi i gjysmëmaratonës është Abel Kibet Rop nga Kenia me numër 392, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka përfunduar garën për 1 orë e 6 minuta e 2 sekonda.

“Jam shumë i lumtur që fitova, edhe pse ishte nxehtë. Është hera e katërt që marrë pjesë në garë”, tha Abel Kibet Rop.

Ndërsa, Christine Moraa Oigo nga Kenia është femra fituese e vendit të parë. Ajo tha se ndihej e lumtur që fitoi në këtë garë.

“Jam shumë e lumtur që fitova sot, është hera e parë që jam në Prishtinë, në Kosovë. Vitin tjetër shpresoj të vij përsëri”, u shpreh ajo.

Edhe dy vendet e tjera i fituan atletët ndërkombëtarë.

Të ngjashme