Opnionisti Shkëlzen Gashi e ka vënë në dyshim nëse partia e Ramush Haradinaj, që në këto zgjedhje hyri duke synuar presidentin, do ta kalojë pragun.
Por, edhe po e kaloi, Gashi thotë se s’mund ta kërkojë një post që kërkon unitet me pak deputetë.
“AAK-ja ndoshta e kalon pragun, por edhe nëse e kalon pragun me 5 për qind apo me 7 për qind nuk mund ta kërkosh presidentin, sepse presidenti nënkupton unitetin e popullit. S’mund të kërkosh presidentin me 7-8 deputetë. Pozicioni i tij dobësohet tepër shumë në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Nëse Vetëvendosje i merr mbi 50 për qind kur të numërohen edhe votat e diasporës dhe trendi po duket ashtu, sepse tash i ka 48 për qind dhe me numërimin e votave të diasporës dhe kur të largohet Nisma me 3 për qind atëherë kjo largohet me 51 për qind dhe shkon 57-58 për qind me 3-4 minoritarë mund ta bëjë qeverinë pa problem, me e zgjedhë kryetarin e parlamentit pa problem dhe nëse nuk rrinë minoritetet në sallë për ta votuar presidentin, atëherë s’është fajtor Kurti sepse ai votat i ka”.
Për skenarin e shkuarjes sërish në zgjedhje, Gashi në Klan Kosova ka thënë se po të ndodh kjo, Kurti dyfishohet sërish nga rezultati aktual.
“Nëse nuk rrinë deputetët tjerë në sallë atëherë vendi shkon në zgjedhje atëherë ai (Kurti) dyfishohet prapë. Prej 400 mijë votave shkon në 600 mijë ose në 800 mijë”.