Gashi: Albini s’nënshkruan diçka që e dëmton vendin – Kryeministër e kanë zgjedhur qytetarët e Kosovës, jo ndërkombëtarët

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 14:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi, i njohur për mbrojtjen e parezervë të qëndrimeve të Qeverisë Kurti, ka thënë se takimi i nesër në Ohër nuk do të ketë asgjë “spektakulare” dhe se kërkesat e vazhdueshme të Serbisë, me kryeministrin Albin Kurti, nuk do të realizohen, shkruan Ekonomia Online.

Sipas Gashit, ka kaluar koha e atyre që nënshkruanin gjithçka që kërkonte Serbia para 14 shkurtit të vitit 2021.

Kurti, sipas Gashit nuk shantazhohet e as nuk korruptohet, teksa e quan të pastër kristal. Gashi ka thënë se kryeministër e kanë zgjedh qytetarët e Kosovës dhe jo ndërkombëtarët.

“Ditën e nesërme në Ohër nuk do të ndodh asgjë spektakulare. Besoj se do të ketë prapë negociata në kuptimin se asnjëra prej palëve nuk do të pranojë. Atë që Serbia është duke e kërkuar qysh nga viti 2013, me Albin Kurtin kurrë nuk do ta realizojë. Kurti si kryeministër i Kosovës, nuk është i shantazhuar dhe as që mund të shantazhohen. Për shembull të tjerët kishin probleme me të drejtën penale ndërkombëtare gjë që Albin (Kurti) nuk e ka dhe as nuk është i korruptuar e as që mund të korruptohet dhe është një person i pastër kristal”, u shpreh ai, duke thënë se kryeministër e kanë zgjedh qytetarët e Kosovës dhe jo ndërkombëtarët.

“Albin Kurti kurrë nuk do të nënshkruajë diçka të tillë siç po kërkohet nga ai me presion ndërkombëtarë dhe besoj se Albin Kurti nuk e kanë zgjedh ndërkombëtarët kryeministër por e kemi zgjedh. Sigurisht që ne jemi më të brengosur se çfarë thotë Amerika por edhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Ne jemi shtet i pavarur, jemi shteti më demokratik që iu ofron pakicave kombëtare, duke përfshirë edhe pakicën serbe që është nën katër për qind, gjë që nuk e ka asnjë pakicë kombëtare”, ka thënë Gashi.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet assesi të pranohet, pasi shkëputet një pjesë e territorit. Këtë ai e quan “Bosnjëzim”.

“Ne duhet ta dimë që askush formalisht nuk po kërkon që të nënshkruhet një Asociacion i tillë jo vetëm me kompetenca ekzekutive çfarë janë përmendur në vitin 2013 e pastaj në negociatat tjera, por ne duhet ta dimë që po të nënshkruhej një gjë e tillë, do të ishte kapitullim i shtetit të Kosovës, do të fillonte fillimi i shkëputjes së një territori shumë të madh të Kosovës dhe do të kishim formimin e ‘Republika Bosnja’, siç është në Bosnjë dhe Hercegovinë”, u shpreh Gashi për EO.

Të ngjashme