Gashi bisedon me ambasadoren e Finlandës në Kosovë për forcim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 16:10 | Nga

Ministri i Ministrisë sëPunëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Në këtë takim, fillimisht u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë, me ç’rast ministri Gashi e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë nga shteti i Finlandës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në  mes të dy vendeve.

Ndërsa ambasadorja Huhtamaki, theksoi se shteti i Finlandës është i gatshëm të ofrojë përkrahje të mëtejme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme