Gashi në Kamenicë: Stadiumi i Qytetit ndërtohet sivjet

Kamenicë | 22 Qer 2018 | 16:09 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot komunën e Kamenicës. Ai takoi kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastrati, me të cili nënshkroi memorandum për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në vlerë prej 100 mijë euro.

Ndër temat që u diskutuan në takim ishte bashkëpunimi mes MKRS-së dhe komunës dhe realizimi i projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve të Kamenicës e të cilat janë në domenin e MKRS-së, si kultura, rinia, sporti e trashëgimia. Arsye tjetër e vizitës ishte edhe nënshkrimi i Memorandumit për Stadiumin e Qytetit në vlerë prej 100 mijë euro. Pas ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit, ministri Gashi e kryetari Kastrati vizituan Stadiumi i Qytetit për të parë nga afër punimet.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për vizitën në Kamenicë ndër të tjera u shpreh se MKRS-ja do t’i mbështesë projektet e kësaj komune.

“Është kënaqësi e veçantë që të jap mesazhin për qytetarët e Kamenicës për përkushtimin tonë si ministri për të realizuar projekte kapitale. Një projekt që ka filluar 14 vite me parë, ai i palestrës sportive të Kamenicës do të përfundohet këtë vit. Gjatë këtij viti do të intervenojmë dhe të përfundojmë këtë projekt. MKRS-ja ka planifikuar 100 mijë euro për këtë vit dhe me këtë shumë do përmbyllim fazën finale të këtij projekti”.

“Përmes Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit do të intervenojmë te kompleksi ‘Rexhep Mala’. Si ministri kemi të ndarë 50 mijë euro për këtë projekt. Po ashtu u zotuam për restauruar dy xhami që janë pjesë e dy aseteve kulturore që ka komuna e Kamenicës”, tha ministri Gashi.

Ndërsa i pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar ministrin për përkushtimin e vazhdueshëm për sektorin e kulturës për qytetarët e Kamenicës.

Ai kishte edhe një kërkesë të veçantë për ministrin, që në kuadër të Shtëpisë së Kulturës të ndahet një pjesë për Qendrën Rinore.

“E patëm një takim diskutuam për projektet që janë duke u realizuar në komunën tonë nga MRKS-ja. ka projekte që 14 vite nuk kanë përfunduar ende. Faleminderit për gatishmërinë dhe zotimin tuaj që ta keni parasysh komunën tonë për nevojat që ka”.

Të ngjashme