Avokati Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka qenë veprim i duhur i Policisë së Kosovës.
Sipas Gashit, Molliqaj ka kryer vepër penale duke e sulmuar zyrtarin policor, në protestën e 29 janarit të organizuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Ai nuk i ka dhënë çokollata policit por i ka ra shuplakë. E ka ditur që do të arrestohet qysh në momentin kur e arrestoi zyrtarin policor”, ka thënë ai
Gashi tha se arrestimin para kamerave e ka aranzhuar vet Dardan Molliqaj.
“Arrestimin para kamerave e ka aranzhuar vet Dardan Molliqaj. Ti thu se nëse jam unë ai që e kam goditur një polic dhe policia po e dinë që Tomë Gashi do të jetë në T7 në orën kaq, ata policë janë të ofenduar dy herë nëse nuk vijnë mem arrestu”, ka thënë ai.
Avokati deklaroi se policia ka të drejtë të arrestojë një person që ka kryer vepër penale pavarësisht vendit se ku gjendet.
“Policia ka të drejtë me të arrestu edhe në televizion, edhe në kishë edhe në xhami edhe para kishës e xhamisë , dhe ka të drejtë me të arrestu edhe në sallën e operacionit nëse nuk je duke e kryer ndonjë operacion të rëndë”, tha ai.