Gashi: Pozicionimi Kurtit është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për interesin e vendit

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar mocioni për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Gashit, pozicionimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për interesin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, Gashi ka thënë se shefi i Qeverisë ka lëvizur sa i përket qëndrimeve rreth dialogut Kosovës-Serbi.

Sipas tij, marrëveshja që po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke.

“Pra këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri të cilat e lëvizin në mënyrë drastike boshtin e politikës dhe qëndrimeve institucionale të Republikës së Kosovës të cilat ne besojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e Kosovës me Serbinë. Ky pozicionim i kryeministrit mendojmë se është i dëmshëm dhe vlerësojmë se është i rrezikshëm për interesin e vendit. Në kërkuam dhe propozuam në mënyrë formale pas deklarimeve të kryeministrit se është i gatshëm me diskutu çështjet në detaje”, tha ai.

“Në seancë pati zhvillime të paparashikueshme dhe deklarime të jashtëzakonshme nga ana e kryeministrit i cili deklaroi se marrëveshja e cila po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare. Sa i përket njohjes reciproke këto ishin katër fakte për të cilat ne morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës të cilat e lëvizin në mënyrë drastike nga boshti i qëndrimeve politike dhe qëndrimeve institucionale të Republikës së Kosovës të cilat ne vlerësojmë se e dëmtojnë shumë pozicionin e republikës së Kosovës në bisedime me Serbinë”.

Tutje Gashi tregoi se edhe pse propozuan që të diskutojnë për dialogun, kjo nuk u votua me deputetët e LVV-së.

“Propozuam që të kemi pikë të rendit të ditës çështje të karakterit sipas rregullores së punës së Kuvendit por edhe të diskutojmë lidhur me bisedimet me Serbinë. Por e çuditshme është që kryeministri premtoi që është i gatshëm që të bisedoj refuzoi duke kërkuar nga deputetët e LVV që të votojnë kundër këtij propozimi për ta trajtuar këtë çështje e cila ishte e karakterit urgjent, sepse këto katër fakte kanë qenë të paditura për opinionin publik dhe për politikën në Kosovë, që marrëveshja nuk është finale, dhe që nuk është ligjërisht e obligueshme me garanci ndërkombëtare dhe që nuk e ka pjesë të saj njohjen reciproke”, tha Gashi.

Të ngjashme