Juristi Tomë Gashi ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse ai vendim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, avokati Gashi ka thënë se sipas dispozitave të Kushtetutës, Kushtetuesja nuk ka variant tjetër përveç se ta aprovojë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Diçka që është definitive mund të mos pëlqehet, por duhet të zbatohet. Pa marrë parasysh se ne nuk kemi pasur deklarime konkrete të zyrtarë të lartë të VV-së, kuptimi është i tillë – që Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajë Kushtetutën. Ajo mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës”.
“Ata s’mund të bien Kushtetutë të re dhe s’mund ta ndryshojnë asnjë nen të saj”.
“Ka aludime nëpër media se shumica e gjyqtarëve do ta sjellin një aktgjykim të mesëm, me të cilin do ta anulojnë dekretin e Presidentit Thaçi, pastaj do ta obligojnë VV-në që brenda një afati 15 ditorë ta japë emrin e mandatarit dhe nëse VV nuk e bën; atëherë Thaçit do t’i jepej mundësia e nxjerrjes së një dekreti të ri”.
“Në kërkesën e VV-së me datë 30 prill të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, aty Vetëvendosje ka kërkuar në faqen fundit vetëm të vlerësohet kushtetutshmëria e dekretit të Thaçit dhe Kushtetuesja nuk mund të nxjerr vendime tjera të cilat nuk janë kërkuar”.