Gashi: Shqiptarët në veri prioritet nacional

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 14:40 | Nga

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, gjatë ditës së sotme ka vizituar veriun e Mitrovices. Ai në këtë qytet ka ka biseduar me qytetarët për problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.
Gashi ka siguruar se me LDK-në në qeverisje, shqiptaret e veriut do të jene prioritet nacional. Ai ka thënë se ka ardhur koha që në veri të sundojë ligji.

Bashkë me kandidatin për deputet Faton Peci, deputeti Arben Gashi ka siguruar banorët se fokusi i qeverisjes së ardhshme të LDK-së nuk kufizohet vetëm në zgjidhjen e problemeve aktuale të veriut por përfshinë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e punësimin.

Gashi më herët ka marrë pjesë në takimin e kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti me të rinjtë e LDK-së në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme