Gashi takohet me të rinjtë e Prizrenit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, është takuar me të rinjtë e PDK-së në Prizrën me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat.

Gashi në një shkrim në Facebook është shprehur se me anë të projekteve që i ka mbështetur si ministër ka krijuar vende pune dhe se ka qenë pranë të rinjëve.

“Sot takova, demokratët e rinj në Prizren, të rinjtë e Dekadës së Re, me të cilët bashkëbiseduam për sfidat që na presin në të ardhmen.

Nga Departamenti i Rinisë, si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, me theks të veçantë i kam mbështetur projektet që krijojnë vende të reja pune për të rinjtë e vendit tonë dhe si ministër jam përkushtuar që në çdo rrethanë të jem pran të rinjve.

Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, janë shtylla në të cilën do të qëndrojë e fortë e ardhmja e vendit tonë, ndërsa Dekada e Re është mundësia e Kosovës. #KadriVeseliKryeministër

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme