Komuna e Mitrovicës ka vendosur një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në makrën e 13 marsit të vitit 1999 që ka ndodhur në Tregun e Gjelbër.
Por, aty sipas publicistit Shkelzen Gashi nuk është shkruar edhe emri i romes 5 vjeçare Elizabeta Hasani e vrarë në këtë masakër.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që edhe emir i saj të përfshihet në këtë pllakë.
“Edhe fotografia e fotografit Tylor Hicks e dëshmon se në Tregun e Gjelbër është vrarë edhe një fëmijë pesëvjeçar. Ky fëmijë është ELIZABETA HASANI. Çikë. Pesë vjeçe. Rome. E bija e Isës dhe e Nadës. Por, në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, figurojnë vetëm emrat e GJASHTË shqiptarëve të vrarë. Nuk figuron romja pesëvjeçare ELIZABETA HASANI. Edhe në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kur prezantohet kjo masakër, figurojnë vetëm GJASHTË shqiptarët e vrarë”.