Gati në përfundim ngjyrosja e monumentit “NEWBORN”, tema e sivjetme – liberalizimi

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 17:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një ditë para shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN” një prej monumenteve simbol të 17 Shkurtit, është në përfundim të ngjyrosjes për të përçuar mesazh të ri artistik.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, një grup të rinjsh po u jepnin dorën e fundit shkronjave ku paraqiten qytetet kryesore të Evropës, që kosovarët tashmë mund t’i vizitojnë pa viza.

Ideatori i këtij projekti, Fisnik Ismaili, ka bërë të ditur mesazhin që do të transmetojë sivjet ky monument.

Ai ka thënë se tema e këtij viti do të jetë liberalizimi i vizave për kosovarët dhe se çdo shkronjë e këtij obelisku paraqet qytetet evropiane që kosovarët mund t’i vizitojnë lirshëm, pas liberalizimit të vizave.

Të ngjashme