Trajneri italian, Gennaro Gattuso thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin, e cila do të vazhdojë qëndrimin e tij edhe për shumë vite.
Marrëveshja aktuale e Gattusos me Napolin skadon në fund të sezonit, por rinovimi pritet të ndodh.
Sipas La Gazzetta dello Sport, 42-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje të re dy-vjeçare me hierarkinë e San Paolo me vlerë 1,9 milion euro në vit.
Të dy palët kanë arritur pothuajse një marrëveshje totale pasi që Aurelio De Laurentiis ra dakord të ulte klauzolën prej 7 milionë euro të cilën ai do të donte ta përfshinte në kontratën e re nëse marrëdhëniet midis palëve do të ndërpriteshin.
Gattuso dhe Napoli fillimisht vendosën të negociojnë një kontratë të re në pranverë, por drejtorët e klubit dëshironin të arrinin një marrëveshje më herët dhe në ditët e fundit ata ishin afër përfundimit të marrëveshjes.
Të enjten në mbrëmje, Napoli thuhet se i konfirmoi agjentit të Gattusos, Jorge Mendes, qëllimin e tyre për të mbyllur marrëveshjen dhe për të zgjatur kontratën e trajnerit të tyre.
Njoftimi zyrtar i rinovimit të kontratës pritet të ndodh rreth Krishtlindjeve.
Gattuso u emërua trajner i Napolit në dhjetor të vitit 2019 dhe ka një mesatare prej 1.83 pikësh në 35 ndeshje deri më tani.