Gaxherri: Nëse PDK do zgjedhje, le të merret vesh me Mustafën

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 11:34 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka thënë se kohët e fundit po shihen disa veprime të Partisë Demokratike të Kosovës kundër koalicionit qeverisës, pjesë të cilit është edhe kjo parti. Megjithatë, Gaxherri thotë se nëse PDK-ja është e interesuar për zgjedhje, atëherë duhet të merret vesh me kryeministrin, Isa Mustafa.

Gaxherri duke komentuar iniciativën e Nismës për Kosovën për ngritjen e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka thënë për lajmi.net se kjo iniciativë nuk do të ketë sukses pa mbështetjen e PDK-së.

“Kjo iniciativë është normale, opozita gjithmonë kërkon me rrëzu Qeverinë, madje kjo opozitë që nga dita e parë pas formimit të Qeverisë “Mustafa” ka kërkuar rrëzimin e saj, bile edhe me mjete të papranueshme. Nuk mund të paragjykoj se a do t’i kenë votat apo jo, sigurisht që pa mbështetjen e PDK-së nuk mund t’i kenë votat. Mendoj se kjo iniciativë është e dështuar që në start, megjithatë është punë e pranueshme një iniciativë e tillë”, ka deklaruar Gaxherri.

Ajo me tej ka thënë se po shihen veprime të PDK-së kundër LDK-së.

“PDK duhet ta respektoj marrëveshjen me LDK-në, por ne po shohim shpesh disa veprime jo fortë të mira, si edhe në disa votime në Kuvend kur PDK është kundër nes. Shihet se ata i kanë qëndrimet e veta ose e mbështesin edhe opozitën. Kjo i mbetet PDK-së, nëse dëshiron të vazhdon bashkëqeverisjen, nëse jo është krejt OK”, ka shtuar Gaxherri.

Por, sipas deputetës së LDK-së, nëse PDK është e interesuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duhet të bisedojnë me kryrministrin dhe kryetarine LDK-së, Isa Mustafa.

“Nuk besoj që kjo ioniciativa e Nismës ëshët ën marëveshjen me PDK-në, edhe pse mund të jetë, por unë nuk do të mund ta kuptoja PDK-në nëse dëshiron zgjedhje dhe vepron në këtë formë. Nëse ajo do zgjedhje, atëherë duhet ta thërras liderin e LDK-së dhe të merren vesh. Përndryshe ne jemi duke e parë që në shumë seanca ne nuk po mund të kalojmë asgjë, ndërsa kryetari i PDK-së nuk është fare në ngjarje. Më mirë është të fillohet të punohet mirë, ose të merren vesh me liderin e LDK-së për zgjedhje”, ka përfunduar Gaxherri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme