“Do të duhen muaj dhe diçka që i ngjan një ‘Plani Marshall’ që Gaza të rimëkëmbet pas luftës izraelite”, thotë Nour Odeh, një komentator politik palestinez me qendër në Ramallah, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Plani Marshall” ishte një paketë e madhe ndihme që Shtetet e Bashkuara dërguan në Evropën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Rripi i Gazës, për të cilin Odeh thotë se po shkatërrohet, do të duhen muaj të tërë rindërtimi për t’u bërë sërish i banueshëm.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të kishte përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë për Rripin e Gazës për një periudhë të pacaktuar pasi të përfundonin luftimet, në një intervistë për kanalin amerikan ABC News.
“Ajo që Netanyahu po bën tani është të blejë kohë për veten e tij, sepse ai përballet me hetime dhe llogaridhënie – edhe aleatët e tij më të afërt në mediat izraelite po i kërkojnë atij të japë dorëheqjen sepse ai refuzon të marrë përgjegjësinë”, i tha Odeh programit të BBC-së, “World at One”.
Pa një kornizë politike nga bota, Odeh tha se kontrolli izraelit i Gazës thjesht do të çonte në më shumë tensione dhe se nuk ishte një vizion apo plan për përparim në të ardhmen.