Gazetarët dhe aktivistja lirohen nga akuzat për terrorizëm në Turqi

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Dy gazetarë dhe një aktiviste për të drejtat e njeriut janë liruar nga akuzat për terrorizëm në gjykatën turke. Erol Onderoglu, Ahmet Nesin dhe Sebnem Korur Financi, u arrestuan në vitin 2016 për shpërndarje të propagandës terroriste derisa punonin për një gazetë kurde që është mbyllur nga qeveria turke.

Ata përsëritën qëndrimin e tyre se po mbronin lirinë e fjalës të cilën po tenton t’ua shkelë presidenti Recep Tayiip Erdogan, transmeton KTV. Dy muaj pas arrestimit u bastisën të gjitha zyrat e gazetës dhe të organizatës në të cilën punonte Financi.

Pas lirimit, në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se gjykimi ishte pjesë e një procesi për poshtërimin e gazetarëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në Turqi.

Të ngjashme