Gazetarët në Vlorë, vizitojnë Gadishullin Karaburun dhe Manastirin e Zvërnecit

Vlorë | 24 Qer 2020 | 09:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vlora është qyteti i historisë, natyrës së mrekullueshme dhe njerëzve mikpritës. Kështu iu tha kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli gazetarëve nga Kosova, të cilët qëndruan për dy ditë në qytetin e Vlorës, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, i pari i Vlorës shprehu bindjen se çdo gjë e transmetuar nga gazetarët e Kosovës do të jetë një shtysë e madhe për të gjithë ata që akoma janë në dilemën se ku do të bëjnë pushimet këtë verë.

“Në zonën historike në Vlorë ndodhen gazetarë nga Kosova, shqiptarë matanë bjeshkëve, ashtu siç jemi ne nga kjo anë e bjeshkëve në bregun e  detit në Vlorë ku historia ka një përzierje fantastike me natyrën, me njerëzit e mrekullueshëm dhe mikpritjen vlonjate”, tha Leli.

“Unë do të këshilloja të zgjidhnin Vlorën dhe jo pa qëllim në spotin publicitar që qyteti ka përgatitur me mbështetjen e bizneseve të qytetit dhe natyrisht të gazetarëve të Vlorës, kemi zgjedhur simbolikën  e Farit. Do të doja shumë që në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës të dëgjoja atë që thashë dje në takimin me ministrin e Turizmit në Kosovë aksentin e shqiptarëve matanë bjeshkëve”, u shpreh Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “kemi shumë dëshirë që Vlora të vizitohet nga turistë të huaj, të ketë vizitorë nga Italia, Polonia, Sllovenia, Austria, Danimarka, etj, por do të donim që këtë verë turizmi të flasë shqip”.

Leli foli edhe për objektet që janë rikonstruktuar së fundi. Tha se me ndërtimin e shëtitores “Ismail Qemali”, Vlora do të marrë një pamje të bukur.

“Dy vjet më parë nuk bëhej fjalë që në këtë shesh të mund të kaloje apo të shikoje objekte që janë rikonstruktuar së fundi. Ndërkohë që duke bërë shëtitoren “Ismail Qemali” të vish në rrugën ku Ismail Qemali dhe Isa Boletini bashkë me njerëzit që shpallën pavarësinë kaluan së bashku, të bësh një ndalesë në shtëpinë e Margiosë, të zonjës së lavdishme që qëndisi flamurin. Të vish në zonën historike të Vlorës për të gjithë ne do të thotë shumë”, u shpreh ai.

Drejtori i Muzeut Historik të Vlorës, Skënder Spahiu, tha se sheshi i qytetit të Vlorës është shesh me histori të madhe e mbarë kombit shqiptar.

“Jemi në sheshin me histori të madhe, në sheshin e flamurit, ku janë pjesë e historisë që kanë lënë gjumë jo vetëm në historinë e Vlorës por të gjithë kombit shqiptar. Ne jemi në sheshin ku do të krijohet ansambli i muzeut të hebraizmit por edhe atyre ekzistues etnografik, historik dhe arkeologjik.

Nga aty, gazetarët vizituan Qendrën Historike, Muzeu Etnografik dhe Historik, Manastiri i Zvërnecit, raporton Ekonomia Online.

Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit është një prej manastireve e njohur bizantinë në rajonin e Vlorës. Ai ndodhet në një vend të spostuar në një ishujt e lagunës së Nartës. Ky manastir mendohet se është ndërtuar në shekullin X.

Pas përfundimit të vizitës në qytetin dhe plazhet e Vlorës, gazetarët nën përcjelljen e organizatorit ‘Fibula’, kanë vizituar Gadishullin Karaburun të Shqipërisë, e cila ishte e mbyllur si shkak i pandemisë COVID-19. Nga Porti detar i Vlorës, anija me gazetarë, zbriti për herë të parë këtë vit në Karaburun për të parë nga afër vendin që mahnit vizitorët me pamjen që ka.

Të ngjashme