Gazetarët nuk lejohen në Komisionin për Buxhet, Abdixhiku pas mbledhjes njofton se çka vendosën

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 14:54 | Nga Valbona Bytyqi

Mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa është mbajtur pa prezencën e medieve, raporton Ekonomia Oniline.

Me të filluar mbledhja e komisionit gazetarët kanë hyrë brenda, por kryetrari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që mediet të largohen, pasi sipas tij, diskutimi që do të bëhet në këtë mbledhje është vetëm për çështje teknike.

Për këtë çështje ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Ne konsiderojmë se mbyllja e komisioneve nuk është veprim i drejt dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte”, thuhet në njoftimin për media.

“AGK, ka kundërshtuar disa herë në të kaluarën mbylljen e komisioneve parlamentare të cilat duhet të jenë të hapura aq më shumë kur diskutohet për buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Ne ju bëjmë thirrje anëtarëve të komisioneve parlamentare që të mos i mbyllin mbledhjet e komisionit porse të krijojnë hapësirë të nevojshme për mediet dhe gazetarët që të raportojnë”.

Abdixhiku, pas mbledhjes ka njoftuar se Komisioni i Financave ka rikthyer 11 milionë euro në buxhetin e shëndetësisë për sivjet, të cilat ishin hequr nga Fondi i Sigurimeve.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku, kryetar i Komisionit Parlamentar për Financa, ka thënë se parat e rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe për shërim jashtë vendit.

“Kur don e insiston edhe ja del. Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.

“Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë. Falënderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim. Pra qenka e mundshme”, ka shkruar ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme