Gazetari e pyet për Dardan Molliqajn – Kështu përgjigjet Albin Kurti

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka refuzuar të flas për ish-partnerin e tij, Dardan Molliqaj dhe sulmin fizik për të cilin e ka akuzuar Haki Abazi i VV’së.Pasi u kthye nga Gjermania, Kurti sot vizitoi Prizrenin nga ku foli për fitoren që, sipas tij, do ta korrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 qershorit.Lideri i VV’së, kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzpi të fliste për të.

“A hala po merreni me të a”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV’së për deputet, Haki Abazi, të mërkurën në Pressing patën një debat të ashpër, e menjëherë pas emisionit, Abazi tha se ish-deputeti i VV’së e ka sulmuar fizikisht.Dicka të tillë e ka mohuar Molliqaj, ndërsa Vetvëendosje ka dalë me komunikatë ku e ka quajtur anëtarin e PSD’së “bandit”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kanë intervistuar Molliqajn, Abazin dhe Rexhep Hotin nga radhët e PDK’së, që sipas kandidatit të VV’së, ka qenë i pranishëm kur e ka sulmuar Mollqaj.

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/383547348996939/?t=0
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme