Gazetari dhe autori italian, Livio Varriale, ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se ‘Hysaj është shitur te Paris Saint Germain’, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.
Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale.
Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.
Edhe dje gjatë ditës u raportua se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mund të largohet pas përfundimit të sezonit nga Napoli.
Sipas mediumeve italiane e ardhmja e Hysajt lidhet ngushtë me atë të trajnerit Maurizio Sarri, i cili pritet të largohet pas dy ndeshjeve të fundit.
Për Hysajn thuhet se ka një klauzolë te Napoli, e cila peshon 50 milionë euro.