Gazetarja e BBC, Yalda Hakim që shpëtoi studentët afganë: Ia kisha borxh vendit tim

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Përmes fondacionit që mban emrin e saj i shpëtoi këto vajza nga ferri Afganistanit duke i strehuar në Shqipëri. Prezantuesja e BBC. Yalda Hakim. nuk e la me kaq. Ajo udhëtoi nga Londra drejt Shëngjinit për t’i takuar e folur gjatë.

Përqafime pafund dhe lot gëzimi nga vajzat të cilat e shikojmë patrioten e tyre gazetare kthyer në engjëll mbrojtës në momentet më të vështira të jetës së tyre.

Gëzimi dhe mirësia që përcjell Yalda Hakim nuk është vetëm gjatë bashkëbisedimit me vajzat e minoritetit Hazara sjellë në Shqipëri. Por çshtë me të gjithë afganët e grup-moshave të ndryshme që e rrethuan ta dëgjojnë me shumë kërshëri.

Pak përpara largimit Yalda Hakim tregon për Top Channel ndjesinë që i la ky bashkëbisedim.

Pyetje – Yalda ju i premtuat këtyre vajzave ti nxirrje nga Afganistani dhe e bëtë këtë. Tashmë ato janë në Shqipëri dhe ju erdhët ti takoni. Plot emocione apo jo?

Yalda Hakim-Me të vërtetë është një moment emocionues. I mbaj mend bisedat me to kur ishin në Kabul dhe unë në rrugët e Londrës duke dëgjuar lutjet që më dërgonin për ndihmë dhe apelet e tyre plot emocion që të ishin të sigurta. Unë kam shpenzuar shumë kohë me këto vajza vitet e fundit. Ato ishin pjesë e fondacionit. Ndiqja edukimin e tyre hap pas hapi. Në një moment ndjeva se ata ishin fëmijët e mi e kështu për ta lindi një përgjegjësi e madhe për ti nxjerrë të sigurtë nga atje dhe të nisnin një jetë të re diku tjetër.

Pyetje – Patët një bashkëbisedim të gjatë. Çfarë biseduat? Cilat janë shqetësimet e tyre në lidhje me të ardhmen?

Yalda Hakim – Ajo që ata ma përsëritën gjatë bisedës ishte se sa mirënjohës u janë Shqipërisë. Më treguan se çfarë i ndodh kur shkojnë në dyqanet lokale të zonës. Pronarët dhe shitësit në këto dyqane u japin gjëra falas jo sepse ata mendojnë që këta njerëz janë të varfër, por në të shkuarën shqiptarët kanë kaluar kohë të vështira plot vuajtje. Ata u thonë. Merrni çfarë të doni. Mos u shqetësoni për pagesën. Kjo i bën të ndjehen shumë mirënjohës. Ata më thanë se e dinë që shumë afganë kanë shkuar në të gjithë botën por e quajnë veten me fat që janë në Shqipëri. Shumë prej tyre paçka se janë me plot dhimbje nga ajo që kaluan kanë shkuar dhe shijuar bregdetit e këtu.

Për ta vendimi qeverisë shqiptare për ti akomoduar në këtë zonë bregdetare është diçka shumë speciale./tch/

Të ngjashme