Gazi i parë nga Azerbajxhani do të transmetohet në vitin 2020

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 08:45 | Nga

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) do të përfundojë në 2020-n, ku do të transportohet edhe gazi i parë nga fushat e Shah Deniz II.

Ndërkohë që aktualisht në Trans Adriatik(Greqi, Shqipëri e Itali) kanë përfunduar më shumë se 50% e punimeve totale, 16 muaj pas nisjes së zbatimit të projektit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur të enjten drejtori menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati.

“Jemi të lumtur që TAP vazhdon të progresojë në kohë dhe brenda buxhetit. Prandaj ne mbetemi në rrugën e duhur për të transportuar gazin e parë nga Shah Deniz II në vitin 2020, duke sjellë një burim të ri energjie kaq të nevojshëm në rrjetin evropian të energjisë”, u shpreh drejtori Schieppati.

Deri më sot në këtë projekt ekipet e TAP-it në Shqipëri, Greqi dhe Itali kanë investuar mbi 16 milionë orë pune dhe kanë përshkuar afërsisht 43 milionë kilometra, pa asnjë incident madhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme