Banorët e lagjes me një krah dokumente: padi, ankesa, peticione, kanë kundërshtuar xhaminë, por që e gjithë përpjekja tyre ka rënë në ujë me një nënshkrim të kryetarit të Pejës.
Muhaxheri kishte hedhur poshtë edhe vendimin me shkrim të drejtorit të urbanizimit të komunës, Salih Lajçi i cili i kishte refuzuar Bashkësisë Islame kërkesën për këtë xhami.
“Kishin shumë arsye për ta kundërshtuar këtë xhami, e para se aty nuk ka besimtar kanë refuzuar që aty të ndërtohet një objekt i kultit, pasi në të njëjtin vend kishte edhe varreza dhe ndërtimi ishte në kundërshtim me rregulloren komunale për varrezat, e nxjerrë në vitin 2005”, thotë Lajci.
Por, ende pa aplikuar për leje, BIK në Peje kishte futur bagerat dhe kishte filluar punën duke i bërë rrafsh varrezat që gjendeshin në atë parcelë.
Punimet megjithatë ishin nderprerë nga banorët që e vlerësonin donacionin si “vehabist dhe me fonde të dyshimta”.
Pas tërë kësaj, Bashkësia Islame e Kosovës në Peje kishte filluar procedurat për marrje të lejës.
Por, më 07 gusht 2015, Drejtoria e Urbanizmit ua kishte refuzuar lejen e ndërtimit.
Arsyetimi i drejtorit Lajcci për refuzim, bazohej në rregulloren mbi varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe varrimin, që komuna e Pejës e ka nxjerrë nga tetori i vitit 2005.
Por, vetëm dhjetë ditë më vonë, vendimi i nxjerrë nga Lajcci ishte hedhur poshtë nga numri një i komunës së Pejës, kryetari Gazmend Muhaxheri. “Ato janë thjeshtë donacione i një biznesmene të Dubait e cila ka dashur për shpirt të babës se saj ti jap për xhami”, thotë Muhaxheri.
Por, Muhaxheri disa muaj pasi kishte dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë ka udhëtuar në Dubai, me shpenzimet e donatorit që ka bërë edhe ndërtimin e xhamisë së Vitomiricës.
Udhëtimi ishte bërë përmes ndërmjetuesit, Ramiz Zekaj, njëherit ndërmjetës i donacionit. Ai arsyeton udhëtimin, të ketë shkuar për të “zbuluar” nëse donatorët janë terrorist.
“Kam shku në Dubai e kam taku këtë zonjën donatore dhe jam shumë i informuar tash si shkon procesi i investimeve të këtyre personave për ndërtimin e xhamive”, thotë Muhaxheri.
Ai thotë se në Dubai ka shkuar, pasi janë dëgju fjalë dhe janë ngritur dyshime lidhur me donatorët. “Sepse këta tash tërë kohën e kanë pas atë idenë se këtu paret janë duke shkuar për ekstremizëm, për terrorizëm.
Kanë me ardhë ekstremistat këtu dhe kanë me ba cmos. Cka vec më ka shty si kurreshtje, hajde ta dimë qysh është kjo punë”, arsyeton Muhaxheri udhëtimin e tij në Dubai.
Kështu, Muhaxheri pas qëndrimit në hotelin e donatorit nga Dubai, ku thotë se një natë kushton 250 euro, ka ardhur në konstatim se ky donacion është “thjesht një zeqat për me ndihmu në ndërtim të xhamive”.
Madje, ai thotë se ky donator kishte bërë edhe xhami në Shqipëri dhe as nuk e dinte vendin ku ishte ndërtuar xhamia. “Edhe për këtu, ka dëgju që janë muslimanë. Por më shumë nuk din. Fotografitë ia dërgojnë rregullisht për me pa që nuk ia keqpërdorin buxhetin”, flet i pari i Pejës. Kurse preokupimin e disa familjarëve varrezat e të parëvetë tyre të hequra me bage, nuk i merr aq seriozisht.
“Ato kanë qenë varreza të vjetra dhe me ligj lejohet të hiqen”, thotë Muahxheri, i pyetur pse ka rregulloren e komunës që ai udheheqe i cili nuk lejon zhvendosjen e varrezave, Muhaxheri thotë; “Ligji për varrezat është më i vjetër se Rregullorja për varrezat e vitit 2005.
Kjo rregullore është nxjerrë për të mos i prishë varrezat e Kakariqit. Është mendu se dikush do me ndërtu banesa aty dhe ajo rregullore është nxjerrë prej pushtetit të atëhershëm për me pengu ndërtimin në varrezat e Kakariqit”, ka thënë Muhaxheri, ndonëse në rregullore nuk përmendet askund Kakariqi si përjashtim.