Pjesëmarrjen e GDP-së në këtë tryezë e ka konfirmuar për lajmi.net, deputetja Shqipe Pantina.
Ajo ka thënë se shefi i grupit parlamentar, Dardan Sejdiu nuk ndodhet në Kosovë, po ka deleguar dikë nga deputetët që të marrë pjesë në këtë tryezë.
AAK, Nisma e AKR janë partitë tjera parlamentare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK, që do të mbahet sot në ora 13:00.
Ndërsa, PDK ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, sikurse edhe Vetëvendosje.