Gecaj: AAK po e keqpërdorë Demarkacionin për interesa partiake

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 09:36 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar thirrjen e kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj për mos votim të demarkacionit me Malin e Zi.

Gecaj në një postim në Facebook, ka thënë se kësaj thirrje do të duhej ti përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta partiake.

Postimi i plotë i Gecajt:

“THIRRJA POLITIKE E SELMANAJT
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, u paska bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, posaçërisht atyre nga Dukagjini, mos ta votojnë demarkacionin. Dhe kësaj thirrjeje gjithsesi se do të duhej ti përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta partiake (pra, ata që dëshirojnë të avancojnë kauzën e AAK-së)”./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme