Gecaj: Bulliqi e Isufi të flasin me fakte e jo broçkulla

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 13:55 | Nga

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj, ka vazhduar të replikojë për çështjen e matjes së territorit. Gecaj u ka thënë Bulliqit e Isufit të flasin me fakte e jo broçkulla.
Ky është statusi i plotë i Gecajt:

EKSPERTË” BULLIQI E ISUFI – FOLNI ME FAKTE

E lexova me kujdes reagimin tuaj. Reagimi ishte aq i gjatë, sa më tepër i gjasonte një hartimi/eseje letërsie nga shkolla fillore, sesa të ishte përgjigje për dy pyetje shumë konkrete të cilat i kisha parashtruar unë.

Me sa kuptova, në paragrafin e dytë të reagimit tuaj, keni thëne se të gjithë anëtarët e komisionit për matjen e territorit janë kursistë dhe studentë tuaj! Kjo rrjedhimisht do të nënkuptonte se komisioni do të duhej të ishte profesional dhe kompetent (gjithherë sipas standardeve tuaja) për të bërë matjen/llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës (sepse ju, besoj ashtu do të duhej t’i kishit mësuar)! Nëse këta studentët/kursistët tuaj, dinë të bëjnë matje (e unë personalisht jam i bindur se këta kanë avancuar më shumë se mësuesit e tyre), atëherë do të duhej fillimisht të presim se çfarë na thonë mu ata në raportin e tyre?

Në mesin e shumë broçkullave që keni shkruar, tash po edhe në vazhdimësi, keni theksuar së do të dilni me fakte të reja që do të na “shokojnë”? Aman, ju lutem bëjeni këtë sa më shpejt, dhe dërgojeni në komisionin për matje të territorit (tek studentët tuaj), sepse ndoshta ashtu edhe ju ndihmoni?!

Nëse këtë nuk e bëni shpejt, atëherë del se ju jeni të interesuar që vetëm pasi që institucionet të bëjnë punën e tyre, ju të vazhdoni e të hutoni edhe më tutje opinionin për diçka që nuk është fare e bazuar në fakte, por që janë vetëm fjalë boshe, ashtu si edhe deri më tani.

Nuk do të zgjatem më shumë, sepse jam i bindur se reagimi juaj ka fjalë shumë, ndërsa kualiteti profesional duket të jetë shumë i vogël e deri në joprofesional.

Ju lutem përgjigjuni para qytetarëve në pyetjet e parashtruara? Sipas matjeve tuaja, sa ka qenë sipërfaqja e Kosovës në periudhën kohore 1974–1988 dhe 1999-2017?

Besoni se qytetarëve të Kosovës vetëm kjo po ju intereson

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme