Gecaj godet Kurtin: Te varri i Izetbegovicit u përkule, me Rugovën paske inati

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Arben Gecaj e ka thumbuar Albin Kurtin me një fotografi, që shqaron ‘inatin’ dhe demagogjinë e tij lidhur me figurën e Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).


Zyrtari i Lartë i Partia Demokratike e Kosovës, Aren Gecaj, ka komentuar duke kritikuar me një fotografi Albin Kurtin i cili kurrë nuk kishet vizituar varrin e Ibrahim Rugovës, ‘për inati’ se atë ja kishin kërkuar, por kishte qenë te varri i Alia Izetbegovicit, Lider Historik i muslimanëve të Bosnjë dhe Herzegovinës, dhe bashkëkohës i Ibrahim Rugovës, i cili për dallim prej gjeneratës së vet të politikanëve njihej edhe për qasje filozofike islamike.

“Ky shoqi (Albini), te Alija Izetbegovici, perkulet sa here qe munet, s‘ka inate me boshnjak, ama me shqiptar ka kapak”, ka nënvizuar Arben Gecaj.

Gecaj është zyrtarë i lartë në PDK dhe dikur ishte edhe pjestarë i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili para 5 viteve kishte dhënë dorëheqje nga ‘Lëvizja’ e Albin Kurtit. Postimin e plotë të tij e shihni më poshtë.

Të ngjashme