Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka ironizuar me premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministrit Behgjet Pacolli.
Gecaj ka thënë se as Qeveria vet nuk po arrin të koordinohet në lidhje me premtimet për demarkacionin, liberalizimin e vizave e formimin e ushtrisë.
Përderisa Haradinaj thotë se në mars do të liberalizohen vizat, Pacolli thotë se në qershor mund të udhëtojmë vizat.
Sipas tij këta as vetvetes nuk i besojnë më.
Postimi i plotë i Gecajt:
“E KËSAJ I THONË KOORDINIM ( ?):
Kryeministri Haradinaj: Në mars liberalizohen vizat dhe formohet ushtria!
Zëvendës Kryeministri Pacolli: Nëse demarkacioni votohet në shkurt, në qershor mund të udhëtojmë pa viza!
KËTA AS VETVETES NUK I BESOJNË MË!
Pos interesave të tyre të ngushta, gjë tjetër në dritë nuk ka me qitë kjo qeveri”