Gecaj njofton për ndarjen nga jeta të Beçir Çitakut

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Gecaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes së tij, Beçir Çitaku.

Në një njoftim, Gecaj ka bërë të ditur se i ndjeri ishte një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës iu përkushtua me ndershmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve të tij, duke lënë pas shembullin e një jete të ndershme dhe virtytesh njerëzore.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj. Gecaj ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Çitaku dhe për të gjithë të afërmit.

Të ngjashme