Gent Begolli zgjidhet kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 12:29 | Nga

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Gent Begolli.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Gent Begolli.

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Gent Begolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme