Gent Cakaj takohet me Sekretarin e OSBE-së

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në kuadër të mbledhjeve të shumta në Neë York, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar veçanërisht për gamën e përgatitjeve teknike dhe politike të Shqipërisë për të marrë Kryesinë e OSBE-së në vitin 2020.

“Gjykuar nga këndvështrimi organizativ, Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vienë, në bashkërendim të plotë me vendet pjesëmarrëse. Po ashtu, krahas ndihmës së madhe të asistencës ndërkombëtare që i është bashkangjitur skuadrës shqiptare, diplomatët shqiptarë të angazhuar në çështjet e OSBE-së i janë nënshtruar ushtrimeve të veçanta”.

“Gjykuar nga këndvështrimi politik, Shqipëria ka paraqitur prioritetet fillestare të Kryesisë së
saj që shtrihen në të gjitha dimensionet e angazhimeve të OSBE-së, ushtarake-politike, ekonomiko-mjedisore dhe të drejtat themelore të njeriut”.

“Po ashtu, si Kryesuese e tanishme e Grupit të Mesdheut, Shqipëria është duke përmbyllur të gjitha detyrimet e saj për të pasur një konferencë dinjitoze në muajin tetor në Tiranë”.

Të ngjashme