Burim Gërguri, drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Obiliqit, është shprehur shumë i lumtur me miratimin e Ligjit për Obiliqin nga Kuvendi i Kosovës.
“Me këtë ligj kjo zonë do të ketë shumë benifite”.
Gërguri ha se ky ligj do të ndikojë në rrafshin ekonomik dhe atë mjedisor.
“Me këtë ligj është menduar edhe një grant specifik, pesë milionë euro në investime kapitale, si në arsim dhe shëndetësi”.
Këto komente Gërguri i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.
“Realisht është hera e parë që komuna e Obiliqit po trajtohet në këtë mënyrë”.
“KEK-u me këtë ligj do të obligohet të investojë edhe në ambient”.
“Ky ligj i jep mundësi komunës ta monitorojë ujin, ajrin”.
“Qytetari i Obiliqit do të trajtohet në mënyrën më meritore të mundshme”.
“Me këtë ligj do të jetë një epokë e re për komunën tonë”.