Haradinaj: Qytetarët shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet e Ligjit për Obiliqin

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 12:52 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Siç ka njoftuar kryeministri në Facebook, me Gashin kanë diskutuar për dinamizimin e zbatimit të Ligjit për Obiliqin, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se i ka premtuar përshpejtimin e veprimeve, të cilat janë në përgjegjësinë e Qeverisë dhe të ministrive përkatëse.

“Qytetarët e Obiliqit shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet që sjell ky ligj”, ka shkruar Haradinaj.

Në komunën e Obiliqit partia e Haradinajt, AAK, ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit lokale.

Të ngjashme