Gërvalla e pret në Morinë ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka arritur sot në mbrëmje për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla-Schwarz, në nisje të turit treditor në rajon”.

“Ndalesa e parë, Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, ka shkruar Hasani.

Gjatë ditës së nesërme ai do të ketë takim biletaral dhe më pas konferencë të përbashkët shtypi me homologen Gërvalla; si dhe do të pritet në takime zyrtare nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të ngjashme