Gërvalla pyetet në Tiranë për deklaratat e Ramës për rolin e KFOR-it në veri

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur sërish kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama “që KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

Institucionet tona e kanë treguar sa janë të përgatitur për t’i dalë Zot vendit, tha Gërvalla në një deklaratë për mediat pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot në Tiranë.

“E kanë menaxhuar me profesionizëm. Të jashtëzakonshëm. Kosova është shtet i pavarur. Ashtu sikurse nga Serbia të njohë Kosovën, kërkojmë nga të gjitha shtetet ta respektojnë këtë fakt dhe të mos bëjnë deklarata të pamatura”./TCh/

Të ngjashme