Gërvalla reagon pas kërcënimit të Macronit për vizat

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, (MPJD), Donika Gërvalla ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë flamurin e Francës, teksa ka përdorur shprehjen “Et voila”, që nga gjuha frënge do të thotë “Ja pra”, “Ja tash”.

Të ngjashme