Gërxhaliu akuzën ndaj Thaçit e Veselit e quan kurth, thotë se dëmtohen shumë procese

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 10:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online deklaroi për akuza e Speciales ndaj presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselin i dëmton proceset në vend.

Tutje, Gërxhaliu tha se ky është një kurth i përgatitur nga i cili do të përfitojë vetëm Serbia.

“Definitivisht është një kurth që është përgatitur nga e cila kurth do të përfitojë shumë më tepër Serbia. Me datën 27 nuk do të jetë delegacioni kosovar dhe me siguri do të tentojnë ta shëndrrojnë në favore ose për ta promovuar Serbinë si një shtet që është për dialog. Është e vërtetë që Kosova nuk ka arsye të hezitojë nga dialogu dhe nuk ka alternativë dialogu dhe në këtë drejtim duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm”.

“Për dialog po ashtu duhet të ketë unitet politik i gjithë aktorëve relevant në Kosovë që për fat të keq këtë unitet Kosova nuk e ka. Dhe në fund të fundit duhet të kuptohet që rruga drejt familjes evropiane duhet të shkoj drejt Ballkanit Perëndimor dhe ky Ballkan duhet t’i zgjidhur problemet interne para se të jetë pjesë e një Evropë dhe ne duhet të jemi pjesë e ndërtimit të Evropës”.

Sipas tij, derisa të mos zgjidhet problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë ngulfatej për Ballkanin Perëndimor, raporton EO.

“Derisa të mos zgjidhet ky binom ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë ngulfatje për Ballkanin Perëndimor dhe nëse mendohet për përshpejtimin e proceseve zhvillimor ekonomike dhe investimet për rimëkëmbje ekonomike duhet që sa më shpejt një kapitull i tillë të jetë i mbyllur”.

“Kjo aktakuzë që është ngritur dje vërtetë i dëmton proceset në dimensione të ndryshme. Nuk duhet të biem pre e presioneve për ata që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe rajonit”.

Të ngjashme