Gërxhaliu: Institucionet ta kenë prioritet sektorin e ekonomisë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 11:57 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, gjatë një konference për media ka shpalosur qëndrimet e OEK-ut lidhur me zhvillimet ekonomike aktuale në vend.

Gërxhaliu tha se jemi dëshmitar të asaj që agjenda politike ka dominuar në Kosovë, por shtoi se janë duke bërë çmos që edhe ekonomia ta zërë vendin e vet, raporton Ekonomia Online.

“Dua të shpalos të arriturat që janë bërë lidhur me krijimin e Pakos Fiskale II për të cilën falënderoj komunitetin e biznesit për kontributin e dhënë përmes adresimit të rekomandimeve për këtë pako”, tha Ggërxhaliu.

Ai theksoi se masa e parë, e cila është më interesante është lirimi doganor për lëndën e parë, e cila do të ndihmojë bizneset prodhuese.

“Ndryshim plotësimi i listës që i nënshtrohen normës së tatimit për aktivitetet për rekreacion. Pushimi tatimor për bizneset që gjenerojnë vende të reja pune. Masa që ka të bëjë për nxjerrjen e aktit legjislativ për shënimin e miellit, e cila mbron shëndetin e qytetarëve dhe besoj që vendosja e banderolave do të jetë në funksion të qytetarit”, tha Gërxhaliu.

“Masa tjetër që njihet humbja në peshë për produktet të cilat gjatë procesit të transportit e humbin peshën e vet dhe kjo mundëson njohjen e humbjeve. Krijimi i kodeve tarifore”, shtoi ai.

Gërxhaliu theksoi se fiskalizimi është një pikë që më nuk do të jetë barrë për sektorin privat, por se do të jetë barrë e Ministrisë së Financave përmes së cilës do të përfitojnë qytetarët dhe buxheti i shtetit.

Ai përmendi edhe ndryshimi e Ligjit për Lojërat e Fatit, që sipas tij, mundëson që ky aktivitet do të jetë në kontroll të shtetit.

“Masa tjetër është identifikimi i prodhuesve vendorë që do të krijohet një listë. Besoj që kjo pako në fund të këtij muaji do të miratohet në qeveri për t’u sjellë në Kuvend, e cila gjithashtu besoj që do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Gërxhaliu foli edhe për ndërmarrjen “Trepça” dhe ligjin e saj për të cilin siç tha ai ende nuk është bërë asgjë më tutje. Ai gjithashtu përmendi që “Trepça” ende nuk ka bord si dhe studimi i fizibilitetit për të ende nuk është përfunduar.

“Është një resurs që meriton një përkushtim më të madh, sepse ligji nuk është magjik, por ai duhet të implementohet”, tha ai.

Ai foli edhe për konkurrencën në treg, e cila sipas tij, është shumë agresive sidomos tek mielli “e cila është diçka që na ka shtyrë që në pakon e dytë fiskale të kemi mundësinë e vendosjes së vulës për të identifikuar produktin tonë”.

Komunitetin e biznesit Gërxhaliu i ka quajtur heronj të pasluftës, ngase përveç punësimit po kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Të ngjashme