Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht në Kosovë, skena politike është përfshirë nga një garë e ashpër mes partive.
Nuk është vizioni ekonomik apo reformat që e mbajnë Kurtin në pushtet, por retorika nacionaliste dhe aftësia e tij për të rezonuar me ndjenjat patriotike të qytetarëve. Këto zgjedhje duket se do të jenë një fitore personale e Kurtit, më shumë se sa e Vetëvendosjes.
Lista e kandidatëve të VV-së nuk ofron emra të spikatur dhe përfshin individë që kanë pasur mundësi të provohen, por nuk kanë arritur rezultate të dukshme. Sepse, nëse analizohet lista e VV-së dhe krahasohet me listat zgjedhore të partive të tjera, rezulton që 95% e kandidatëve të VV-së janë ose kanë qenë studentë të profesorëve që janë kandidatë nga lista e partive të tjera dhe praktikantë në shumë institucioneve.
Në këtë atmosferë, Lëvizja Vetëvendosje (VV) shquhet për një qasje të heshtur dhe një pasivitet të pazakontë, krahasuar me vitet e mëparshme. Por, pse kjo heshtje? Arsyet mund të lidhen me bindjen se, pavarësisht krizave ekonomike dhe sfidave në sektorë të ndryshëm, qytetarët vazhdojnë t’i japin mbështetje liderit të saj, Albin Kurtit.
Gjatë periudhës 2021-2024, performanca ekonomike e Kosovës ka qenë e brishtë. Treguesit kryesorë ekonomikë reflektojnë një situatë shqetësuese:
• Bilanci tregtar mbetet thellësisht negativ. Eksportet kanë shënuar rënie të vazhdueshme prej më shumë se 6% çdo vit, si në vlerë ashtu edhe në sasi. Kjo dëshmohet nga vetë bizneset, të cilat shpesh ndihen të injoruara nga qeveria, që nuk ka treguar interes për dialog me sektorin privat. Përkundrazi, bizneset janë ndjerë të anashkaluara dhe të atakuara gjatë këtij mandati.
• Inflacioni, i cili arriti kulmin në vitin 2022 me 14.2%, ka rënë në vitet 2023 dhe 2024 në terma nominalë, por në terma realë çmimet vazhdojnë të jenë të larta. Familjet me të ardhura mesatare kanë reduktuar ndjeshëm artikujt në shportën e tyre bazë.
• Papunësia, ndonëse zyrtarisht është ulur, mbetet alarmante, veçanërisht tek gratë. Statistikat optimiste burojnë nga dy faktorë kryesorë: migrimi i fuqisë punëtore drejt vendeve perëndimore dhe formalizimi i punësimit përmes kontratave dhe kontributeve. Ndërkohë, papunësia reale mbetet sfiduese, duke mos marrë asnjë trajtim serioz nga qeveria.
Varfëria është një tjetër plagë e hapur për qytetarët e Kosovës. Çmimet e produkteve bazë janë rritur, ndërsa fuqia blerëse është zvogëluar. Familjet janë detyruar të reduktojnë sasinë dhe shumëllojshmërinë e artikujve që konsumojnë.
Sektori i arsimit është në një gjendje kritike. Arsimi profesional dhe i lartë nuk kanë pësuar asnjë zhvillim të dukshëm gjatë këtij mandati. Ndërtimi i çerdheve, një premtim i madh elektoral, ka mbetur vetëm në letër, duke rënduar më tej situatën e punësimit për gratë.
Shëndetësia përballet me mungesa të investimeve, ilaçeve esenciale, dhe motivimit të personelit. Spitalet dhe qendrat shëndetësore janë lënë pas dore, duke mos ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët.
Gjatë këtij mandati, një fenomen shqetësues ka qenë mbyllja e shumë bizneseve të vogla dhe të mesme. Pasiguria dhe vendimet ad hoc të qeverisë kanë shtyrë shumë pronarë biznesesh të transferojnë kapitalin e tyre në vende të tjera.
Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtar janë në pikën më kritike dhe nën sanksione të Bashkimit Evropian.
Për kater vite VV ka qenë opozitë por edhe opozitë! Në këto rrethana opozita lenë për të dëshiruar performancë dhe bindje për ndryshim.
Pavarësisht këtyre dështimeve, mbështetja për Albin Kurtin mbetet e palëkundur.
Në këtë fushatë, fitorja nuk do të jetë e Vetëvendosjes si subjekt politik, por e Albin Kurtit si individ, duke kapitalizuar mbi një besnikëri të ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit.
Atleti më i shpejt në botë dhe rekorderi Usain Bolt thotë: ” Ushtrova shumë vite për të vrapuar 100 m për 9.58 sekonda për të qenë rekorder.”
Si duket pregaditja e gjatë kohore e Kurtit tani po i kthehet në mundësi.
Sikur koha e Ibrahim Rugoves, Hashim Thaqit tani si duket është koha e Albinit.
All reactions:
1717