Gërxhaliu: Qeveria po tregohet arrogante ndaj çdo kërkese, euforike ndaj rezultateve të pakta

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 14:58 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se qeverisja aktuale po karakterizohet me qasje arrogante ndaj çdo kërkesë. Madje sipas tij, pushtetit po tregon distancë të panevojshme dhe duke mos dialoguar me asnjë mekanizëm e as me opozitën për kërkesat e nevojat e tyre.

Sipas tij, Qeveria duhet të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik, e sidomos pas 1 janarit kur edhe do të ndodh liberalizimi e vizave për shkak se pritet që të ketë ikje masive të të rinjve.

“Ajo çfarë e karakterizon këto vite të fundit të qeverisjes është arroganca e pushtetit një distancë e panevojshme dhe një mungesë e një dialogu të mirëfillte mes pozitës dhe opozitës apo mes nivelit qendror dhe atij lokal, apo Qeverisë dhe bizneseve në veçanti mungon dialogu social ku janë përfaqësuesit e tri palëve sindikale dhe në këtë drejtim duhet të jemi më tepër të fokusuar në ekonomi dhe zhvillim ekonomik ose përndryshe sfida më e madhe do jetë brenda vitit 2024 nga janari ku do ketë një tentativë për ikje nga Kosova dhe kjo do jetë brenga më e madhe e Kosovës, besoj që stabiliteti politik nuk ka alternativë”.

Ai kërkon që të mbështet edhe sektori privat, duke përmendur mosinvestimet kapitale në këtë vit.  Gërxhaliu, theksoi se edhe përkundër rezultateve e investimeve të pakta, pushteti po tregon krenari e eufori të panevojshme, raporton EO.

“Dialogu është i nevojshëm dhe tek atëherë mund të flitet për një prosperitet ekonomik, për nëse i shtohet një tkurrje e investimeve kapitale është një brengë tjetër si mund të kemi ekonomi të fuqishme nëse kemi vetëm kursime të buxhetit dhe nuk kemi investime kapitale si mund të zhvillohet sektori privat  me një qasje të tillë është koha kur duhet vërtetë të bëhet më tepër për ekonomi dhe nëse mendohet të bëhet për ekonomi duhet të mbështetet sektori privat i Kosovës”.

“Ne këtë drejtim besoj që nuk kemi arsye për ndonjë eufori dhe për arrogancë të pushtetit është koha kur duhet realiteti të shihet me sy të qytetarit të Kosovës dhe jo nga pozita e pushtetit. Sot indikatori kyç i matjes së zhvillimit  ekonomik të një shteti është ajo çfarë mendon kosovari dhe qytetari i Kosovës në këtë drejtim kemi shumë më tepër arsye të brengosemi sesa për një krenari ose eufori të arriturave ekonomike në vitin 2023”.

“…vlen të theksohet se ky vit ka mbet nën hije të agjendës politike në Kosovë sepse vet fakti që kemi  një pakënaqësi te po thuajse në të gjitha ndërmarrjet publike dhe ato sot janë barrë e pushtetit apo e shtetit është argumenti i parë pastaj që kemi pakënaqësi me paga është argumenti i dytë dhe në këtë drejtim kur i shtohet edhe fakti që kemi një imazh jo të favorshëm për investime të huaja dhe këto janë arsye të cilat do duhej të na brengosin është e vërtetë që qytetarët e Kosovës”.

Të ngjashme