Gërxhaliu: Rritja e pagave thellon hendekun e varfërisë

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 17:54 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se paralajmërimi për rritje pagash në sektorin publik është grusht i rëndë për Kosovën, pasi kjo do e thellojë hendekun e varfërisë dhe do të jetë diskriminuese në raport me sektorin privat.

Pikërisht, sot kur më 17 tetor shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, Gërxhaliu ka thënë në një intervistë për “Epokën e Re” se në Kosovë ka një shkallë të lartë të varfërisë ekstreme dhe papunësisë në saje të politikave diskriminuese në Kosovë.

Z. Gërxhaliu, sot edhe zyrtarisht është dita ndërkombëtare kundër varfërisë, si qëndron Kosova në këtë drejtim?
Gërxhaliu: Është mëse vërtete së në Kosovës flitet shumë më tepër për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri ekonomike, se sa behët dhe si pasojë e një situate të tillë sot e kemi një varfëri ekstreme, ku më tepër se 13 % e popullatës jeton në më pak se 1 euro në ditë dhe e kemi një shkallë të papunësisë e cila vërtetë e cenon ardhmërinë sociale në Kosovë, ose nëse mund ta quaj e “kemi një bombë të kurdisur”, për ardhmërinë e Kosovës. E tëra kjo po ndodh në kohën kur agjenda politike është duke dominuar, andaj kamë drojën se në Kosovë, shumë më tepër flitet për ekonomi sesa behët. Kur krejt kësaj i shtohet fakti që në kampanja zgjedhore të viti 2017-të shumë më tepër flitet për rritje pagash në sektorin publik dhe jo për mbështetje të sektorit privat është një dëshmi se ky gap ose kjo diskrepancë do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe Kosova do të ballafaqohet me trende negative të cilat s’i bëjnë nder proceseve integruese dhe synimeve drejt ardhmërisë.

Si e komentoni paralajmërimin së në Kosovë do të ketë rritje pagash duke filluar nga 5% e tutje?
Gërxhaliu: Në si OEK kemi rekomanduar se ardhmëria ekonomike e Kosovës duhet të mbështet në sundim të rendit dhe ligjit dhe në ekspertizë shkencore dhe e tëra kjo në funksion të fuqizimit të sektorit privat. Nuk mund të ketë qëndrueshmëri ekonomike dhe sociale, nëse nuk fuqizohet sektori privat. Premtimet e bëra për rritje pagash në sektorin publik është një dëm që i behët Kosovës ne aspektin intern dhe ekstern. Në aspektin intern një qasje e tillë e demotivon qytetarin e Kosovës që të jetë i orientuar për të punuar në sektorin privat dhe të pretendoj të jetë i punësuar në këtë sektor, nga vet fakti që s’ka përformanc dhe përgjegjësi e tëra kjo do ta bie Kosovën në një situate shumë të vështir, kur ndoshta nesër sektori privat do të jetë i ballafaquar me mungesë të fuqisë punëtore. Kjo do të jetë një grusht për investitorët e huaj që t’ja mësyn Kosovës, pasi nëse një politikë institucionale e mbështet vetëm administratën publike ajo e kthen atë shtete në të kaluarën, e jo në ardhmëri, prandaj duhet të mbështete sektori prodhues dhe përmes tij të përmirësohet bilanci i pagesave që fatkeqësisht ende mbetet negative.

Sipas teje, s’do të duhej të këtë rritje pagash në sektorin publik?
Gërxhaliu: Definitivisht jo, pasi do të ishte grushti më i madh që kish me ju dhënën Kosovës, në rast se kemi rritje pagash në sektorin publik.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, borxhi publik ka shënuar rritje e bashkë më të dhe shpenzimet për paga dhe mëditje, si e komentoni këtë?.
Gërxhaliu: Ne kemi qenë ithtarë të asaj që të kemi një disiplinë sa i përket borxhit të brendshëm, pasi shumë shtete të zhvilluara ekonomikisht kanë pas rritje pozitive nga borxhi, mirëpo nga borxhi janë financuar projekte që kanë pas arsyeshmëri dhe fizibilitet pozitiv. Fatkeqësisht në Kosovë huamarrja është shumë më tepër e destinuar për t’u shpenzuar në mëditje, paga dhe luks institucional, sesa në gjenerim të efekteve pozitive dhe e tëra kjo duhet të rishikohet dhe në të ardhmen të ketë disiplinë financiare shumë më të madhe nëse mendojmë që mos të tejkalohet limitit i paraparë për borxh bazuar në projeksione të Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar. Pra, duhet të financohen ato projekte që për një kohë afatmesme apo afat gjatë gjenerojnë efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës, pra duhet kujdes në këtë drejtim pasi do të prishën raportet me institucionet financiar ndërkombëtare dhe do të dëmtohet Kosova, pasi një borxh i tillë duhet të jetë në harmoni me rritjen ekonomike dhe trendet aktuale në vitin 2017-të nuk janë aq pozitive se do të arrihet rrije ekonomike 4%.

Z. Gërxhaliu, bazuar në rrethanat aktuale politike, çfarë klime të biznesit kemi në Kosovë?
Gërxhaliu: Nga vetë fakti që në këtë vit ka dominuar në tërësi agjenda politike dhe njëlloj është duke vazhduar dhe nëse analizohet edhe balotazhi në nivel lokal, atëherë viti 2017 mund të quhet “i dështuar ekonomikisht”. Megjithëse janë bërë hapa pozitiv në disa fusha, por prapë se prapë në një shtet ku dominon agjenda politike është vështirë të flitet për procese ekonomike pozitive.

Prej kohësh flitet për diplomacinë ekonomike dhe atashetë ekonomikë, e në saje të kësaj dhe politizim të tyre, sipas teje në çfarë niveli është diplomacia ekonomike?
Gërxhaliu: Në qoftë se analizohet më tepër diplomacia e Kosovës shumë më tepër është e ngarkuar me çështje politike, andaj është e vobekët diplomacia ekonomike. Nëse i analizoni vendet e rajonit dhe më gjerë diplomacinë ekonomike e kanë prioritet dhe nuk duhet të na habit fakti që vendet në rajon janë shumë më mirë në këtë drejtim dhe falë diplomacisë ekonomike kanë rritje të eksporteve, rritje të investimeve të huaja, përmirësim të imazhit dhe kanë përshpejtim të proceseve integruese. Në Kosovë është vërtetë e kundërta dhe është koha që çështja e diplomacisë ekonomike të merret me seriozitet në rend të parë të kemi njerëz të kualifikuar, transparencë dhe sundim të rendit dhe ligjit, por edhe depolitizim, sepse politizimi dhe diplomacia ekonomike janë dy botë të kundërta.

Ka pasur ankesa të shumta nga bizneset rreth ndëshkimeve të ATK-së në rast se bizneset s’mund ta paguajnë borxhin me kohë?
Gërxhaliu: Në qoftë se bëjmë një analizë të thuktë të normave të ndëshkimit me vendet e rajonit dhe më gjerë, atëherë Kosova e ka shkallën më të lartë të ndëshkimeve. Ne si OEK kemi rekomanduar mos të ketë penalizime të tilla dhe norma të ndëshkimit të jetë e barabartë me nivelin e kamatave bankare ose të eliminohet nga vet fakti që kemi vobekësi të sundimit të rendit dhe ligjit dhe kemi mospërmbushje të obligime të bizneseve dhe kemi mos rishikimin e buxheti për vitin 2017-të. Pra bizneseve u mbetet alternativ në rast të vonesave orientimi në baka dhe kamata, prandaj ndëshkimet për bizneset duhet të jenë më të ulëta.

Z. Gërxhaliu, sipas jush si duhet të veprohet me faljen e borxheve?
Gërxhaliu: Ne si Odë Ekonomike i mbrojmë interesat e punëdhënësve në këtë drejtim dhe jemi dëshmitar të asaj se shumë herë kanë ndodh situate të palakmuara për hire të individëve. OEK e mbështete çdo lehtësi për komunitetin e biznesit, sepse ata janë heronj e Kosovës se pasluftës, pasi krijojnë buxhet, punësojnë njerëz, përmirësojnë bilancin e pagesave dhe promovojnë vlerat e ndërmarrësisë. Jemi kundër qasjes selektive dhe çdo gjë duhet të jetë në rrafsh horizontal dhe të ketë efekte pozitive për të gjithë sektorët dhe komunitetin e biznesit.

Të ngjashme